08/10/2008

Sekretari i mbrojtjes së SHBA Robert Gejts riafirmoi të martën mbështetjen e vazhdueshme të Uashingtonit për Kosovën, duke theksuar se pavarësia e vendit është e pakthyeshme dhe se ndarja e tij përgjatë vijave etnike nuk është një opsion.
08/10/2008

Nën pankartat që shpallnin "Ne të gjithë të duam, Tose", më tepër se 50,000 tifozë të Tose Proeskit të vdekur u mblodhën në stadiumin e qytetit në Shkup për një koncert në nderim të këngëtarit të tyre të dashur.
07/10/2008

Qeveria kroate u zotua të rritë luftën e saj kundër krimit të organizuar pas një vrasje të tipit mafioz në Zagreb të hënën që e shtyu kryeministrin Ivo Sanader të shkarkojë ministrat e tij të brendshëm dhe të drejtësisë.
07/10/2008

Në 30 shtator, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës kaloi një rezolutë mbi Bosnje dhe Herzegovinën që ka për qëllim lëmimin e rrugës së saj të ardhme drejt anëtarësimit në BE.
06/10/2008

Të dielën u bënë zgjedhjet lokale për kryebashkiakët dhe anëtarët e këshillave bashkiake në të gjitha komunat e Bosnje dhe Herzegovinës. Vëzhguesit thanë se votuesit shkuan kryesisht pas besnikërive etnike.
06/10/2008

Partitë politike në Maqedoni po diskutojnë përsëri ndryshimet në kodin zgjedhor. Më të diskutueshme janë propozimet për të garantuar një kuotë të deputetëve të pakicave etnike dhe të drejtave të votës për diasporën.
09/10/2008