15/10/2008
TIRANË, Shqipëri -- Ambasadorët nga vendet e BE shprehën shqetësim të martën (14 tetor) lidhur me vendimin e qeverisë shqiptare për të hetuar ligjshmërinë e hetimit të prokurorisë për biznesmenin boshnjak Damir Fazliç. Masa përbën ndërhyrje serioze në punën e gjyqësorit, paralajmëruan ata. Fazliç pretendohet se kreu veprimtari të paligjshme financiare dhe pati lidhje të papërshtatshme me zyrtarë qeveritarë, duke përfshirë kryeministrin Sali Berisha. (VOA, BBC, Alsat, Klan - 14/10/08)