15/10/2008
BRUKSEL, Belgjikë -- Presidenti i Komisionit Evropian Hoze Manuel Barroso tha të martën (14 tetor) se BE do të ofronte ekspertizë për të ndihmuar zbatimin e rregullave të Bashkimit në pjesën turke të Qipros sapo të përparojë procesi në vijim i ribashkimit. Barroso dhe presidenti qipriot Demetris Kristofias arritën marrëveshjen mbi nismën në takimin e tyre në Bruksel. Protokolli 10 i Marrëveshjes së Pranimit në BE për Qipron ofron bazën për zbatimin e kushteve ligjore të BE në pjesën turke brenda një federate të ardhshme. (Simerini - 15/10/08; CNA, Philelefteros - 14/10/08)