Bullgaria do të hetojë financimin e fushatës së partisë qeverisëse

15/10/2008

SOFJE, Bullgari -- Zyra e kryeprokurit njoftoi të martën (14 tetor) se i tha Agjensisë së Sigurimit Kombëtar (NSA) të hetojë financimin e fushatës së Partisë qeverisëse Socialiste të Bullgarisë (BSP) në 2005: posaçërisht kontributet e bëra nga tre kompani të zotëruara nga biznesmeni Mario Nikolov. Cvetan Cvetanov, kreu i Qytetarëve për Zhvillimin Evropian të Bullgarisë, paraqiti dokumente javën e fundit që sugjerojnë se BSP mori donacione me vlerë 77,000 euro nga kompanitë. Fondet shkuan te 15 individë që më pas i dhanë ato, nën emrat e tyre, për BSP. Nikolov u shfaq gjithashtu në një raport të korrikut nga Zyra Evropiane e Antikorrupsionit që zbuloi abuzime prej 32 milion euro në fondet e caktuara Bullgarisë në kuadrin e programit SAPARD. (Darik, novinite.com, Mediapool, BNR, BTA - 14/10/08)