Lajçak pranon se koncepti i shtetit shumëetnik vështirë të arrihet në BiH

15/10/2008

SARAJEVË, Bosnje dhe Herzegovinë (BiH) -- Përfaqësuesi i Lartë Miroslav Lajçak pranoi të martën (14 tetor) se koncepti i një shteti shumëetnik të BiH është vështirë të arrihet ndonse nuk ka dështuar ende. Në një intervistë me revistën gjermane Der Spiegel, Lajçak tha se komuniteti ndërkombëtar nuk do të lejonte ndarjen apo një referendum pavarësie në Republika Srpska (RS) pasi kjo "do të kapërcente vijën e kuqe të komunitetit ndërkombëtar". RS, tha ai, nuk mundej as të mbijetonte ekonomikisht si një shtet i pavarur.

I pyetur në se ai mund të përdorte pushtetin e tij për të hequr kryeministrin e RS Milorad Dodik, Lajçak u përgjigj se heqja nuk do të ndihmonte për të përmirësuar situatën. Megjithatë, ai pranoi se Dodik po kërcënon të shkatërrojë BiH në një mënyrë më të kollajtë dhe ligjore duke tërhequr ministrat dhe ligjbërësit e tij nga institucionet qendrore të shtetit. (Spiegel, RTRS, Beta - 14/10/08)