12/10/2008
ANKARA, Turqi -- Shtabi i Përgjithshëm lajmëroi të shtunën (11 tetor) se forcat e armatosura turke sulmuan 31 baza të përdorura nga Partia terroriste e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) në rajonin Hakurk të Irakut verior të premten natën. Ky ishte pjesë e një operacion një javor kundër PKK-së, për të marrë hakun ndaj një sulmi në juglindjen e Turqisë që vrau 17 ushtarë turk. Presidenti Abdullah Gul tha të shtunën -- për herë të parë publikisht -- që Turqia po drejton bisedimet me autoritetet në veriun e Irakut mbi masa të mundshme për të frenuar aktivitetet e PKK-së atje. Më vete të shtunën, komisioneri për zgjerimin e BE-së Oli Rehn paralajmëroi Turqinë se masat kundër militantëve kurd nuk duhet të shkelin të drejtat e njeriut.
Në lajmet e tjera të së shtunës, policia në Stamboll lajmëroi se ata arrestuan një grua me 20kg lëndë plasëse. Policia tha se lënda plasëse do të përdorej në një akt terrorist në qytetin qëndror të rajonit Sisli.
Ndërkohë në Bruksel, qindra kurd të ardhur me autobuz nga Gjermania, Franca dhe Hollanda, u mblodhën të shtunën për lirimin e Abdullah Oçalan. Ish-drejtuesi i PKK-së po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për separatizëm në një burg turk. (Vatan - 12/10/08; Reuters, AFP, DPA, Hurriyet, RIA Novosti, Anadolu news agency, NTV - 11/10/08)