Bullgaria zotohet të mbështesë përpjekjet për ribashkimin e Qipros

07/10/2008

SOFJE, Bullgari -- Bullgaria mbështet të gjitha rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që dënojnë invazionin e Turqisë në Qipro në 1974 dhe bën thirrje për tërheqje të trupave turke nga ishulli, tha të hënën (6 tetor) presidenti Georgi Parvanov pas takimit me homologun e tij qipriot Demetris Kristofias. "Qiproja duhet të mbetet një shtet i bashkuar, sovran, me sovranitetin të shtritë anembanë krejt ishullit," i tha ai një konference të përbashkët shtypi. Parvanov përshëndeti gjithashtu nisjen e bisedimeve të drejtpërdrejta të ribashkimit midis të dy komuniteteve qipriote. Ai vuri në dukje se ndërsa vendi i tij mbështet pranimin e Turqisë në BE, Ankaraja duhet të respektojë vlerat e BE. (BNR, BTA, Darik, CNA - 06/10/08)