Lajçak vlerëson të suksesshme zgjedhjet në BiH, kërkon kthim në axhendën e BE

07/10/2008

SARAJEVË, Bosnje dhe Herzegovinë (BiH) -- Përfaqësuesi i Lartë Miroslav Lajçak përshëndeti të hënën (6 tetor) zgjedhjet e suksesshme lokale në fundjavë dhe falenderoi të gjithë zyrtarët, vëzhguesit dhe vullnetarët anembanë BiH për garantimin që votimet të mbeteshin pa incidente të mëdha. Ai u kërkoi gjithashtu partive politike të ktheheshin menjëherë në axhendën e BE dhe të përmbushnin objektivat e kushtet e mbetura vënë nga bordi drejtues i PIC në shkurt. "Unë pres që gjithsecili të përqëndrojë vëmendjen e tij në përparësinë kyçe të BiH në muajt e ardhshëm: zbatimin e plotë të marrëveshjes së stabilizimit dhe shoqërimit," tha Lajçak. Ai ngulmoi se objektivi afat-shkurtër duhet të zgjidhte çështjen e pronës shtetërore dhe statusin e ardhshëm të Brcko, të cilat, të dyja janë parakushte për mbylljen e Zyrës së tij të Përfaqësuesit të Lartë. (OHR, Makfax - 06/10/08)