05/09/2008
SARAJEVË, Bosnje dhe Herzegovinë (BiH) -- Forcat e NATO-s kontrolluan të enjten (4 shtator) shtëpinë e një bashkëpunëtori të dyshuar të komandantit serb boshnjak të kohës së luftës Ratko Mlladiç në qytetin Rogatica, Republika Srpska (RS). Selia e NATO-s në Sarajevë konfirmoi se kontrolloi shtëpinë e Petar Jesiç, një kolonel i ushtrisë së RS në pension, për të kërkuar informacion lidhur me vendndodhjen e Mlladiç. Operacioni u krye në përputhje me pushtetin e NATO-s për të ndihmuar gjykatën e Hagës të kërkojë dhe arrestojë të dyshuarit për krime lufte. Aleanca përsëriti se cilido me informacion që mund të shpjerë në përcaktimin dhe arrestimin e të kërkuarit të Hagës do të ketë të drejtën për një shpërblim. (RTRS, Tanjug, B92 - 04/09/08)