Rehn i BE thotë se Shkupit i duhen më tepër reforma për të filluar bisedimet e pranimit

05/09/2008

BRUKSEL, Belgjikë -- Komisioneri i zgjerimit i BE Olli Rehn tha të enjten (4 shtator) se Maqedonia duhet të bëjë përpjekje të rëndësishme përpara se të mund të nisë bisedimet e pranimit. Maqedonia ka bërë përparim të qartë lidhur me përmbushjen e tetë kritereve të Kopenhagenit të kërkuara përpara se mund të fillojnë bisedimet e anëtarësimit, por ka punë për të bërë, i tha Rehn një konference shtypi pas takimit me nënkryeministrin maqedonas për çështjet evropiane Ivica Boçevski në Bruksel. Kriteret i referohen forcimit të demokracisë, miratimit të një ligji mbi policinë, trajtimit të korrupsionit, zbatimit të reformës gjyqësore e administrative si dhe reformimit të mjedisit të biznesit dhe të tregut të punës. "Këto janë thelbësore për krijimin e një shoqërie të vërtetë evropiane," theksoi Rehn. Ai vuri në dukje se pika e dobët e Maqedonisë është kriteri i nëntë: mbajtja e zgjedhjeve të lira. (Dnevnik, Vecer, Utrinski Vesnik - 05/09/08; Makfax, MIA, A1, Beta, AFP - 04/09/08)