USAID thotë se korrupsioni është ende një problem në Shqipëri

29/08/2008

TIRANË, Shqipëri -- Korrupsioni mbetet një problem në Shqipëri dhe qeveria duhet të bëjë më shumë për ta luftuar atë, tha Eduard Landau, drejtori i misionit të USAID në vend. "Më tepër përpjekje duhen për të reduktuar mundësitë për korrupsion, për të lejuar bizneset të regjistrohen pa ndonjë problem dhe shtetasit të paguajnë taksat elektronikisht pa pasur të bëjnë me agjentët e taksave që mund të kërkojnë për rrushfete," tha Landau të enjten (28 gusht) në një intervistë në TV.

Ndërkohë, kryeministri Sali Berisha ka dalë në një video reklamuese duke i kërkuar publikut të luftojë korrupsionin dhe rrushfetet në shërbimet administrative. Kjo shënon herën e parë për një kryeministër të Shqipërisë. (TVSH, News 24, BalkanWeb, Shqip - 29/08/08)