28/08/2008
ATHINË, Greqi -- Konfederata e Përgjithshme e Punëtorëve të Greqisë (GSEE), sindikata më e madhe e vendit, njoftoi të martën (26 gusht) planet për një tubim të madh në 6 shtator për të protestuar ndaj politikës ekonomike të qeverisë. Njoftimi erdhi në përgjigje të një deklarate nga ministri i financave George Alogoskufis i cili tha se qeveria nuk kishte plane për të ndryshuar politikën e saj ekonomike pavarësisht nga pasojat. Gjatë javës së shkuar, kryeministri Kostas Karamanlis mbajti disa takime me përfaqësuesit e sindikatave dhe të biznesit ku konfirmoi se qeveria nuk do të miratojë një "financim të posaçëm solidariteti" për punëtorët e paguar ulët. Protesta e drejtuar nga GSEE do të përkojë me hapjen e Panairit Tregtar Ndërkombëtar të Selanikut ku kryeministri tradicionalisht njofton planet ekonomike të qeverisë për vitin përpara. (Ta Nea, Eleftheros typos - 27/08/08; ANA-MPA, Kathimerini- 26/08/08)