28/08/2008
OSLO, Norvegji -- Një gjykatë në Norvegji të mërkurën (27 gusht) nisi dëgjimin e gjyqit të muslimanit boshnjak Mirsad Repak i cili është akuzuar me krime lufte. Repak, një ish anëtar i forcave mbrojtëse kroate pretendohet se kreu krime kundër njerëzimit, krime të luftës, përdhunime, burgosje e tortura kundër 18 civilëve serbë në një kamp burgimi në Dretelj, Bosnja jugore, nga maji në tetor 1992. I pandehuri nuk e pranoi fajin duke thënë se ai vetëm kishte zbatuar urdhërat. Ky është rasti i parë i krimeve të luftës i kryer në Norvegji që nga Lufta e Dytë Botërore. (Tanjug, B92, AFP, Reuters, BBC - 27/08/08)