28/08/2008
HAGË, Hollandë -- Gjykata e OKB-së për krimet e luftës tha të mërkurën (27 gusht) se ka akuzuar ish zëdhënësen Florens Hartman për shpërfillje të gjykatës për pretendimin e nxjerrjes së informacionit të fshehtë rreth gjyqit të udhëheqësit të vdekur serb Slobodan Millosheviç. Gjykata e urdhëroi Hartman të dalë në 15 shtator për t'ju përgjigjur dy akuzave për shpërfillje të gjykatës. Po të dënohet, ajo do të ketë deri në shtatë vjet burg, një gjobë prej 100,000 eurosh apo të dyja. Një deklaratë e gjykatës tha se një tekst i Hartman botuar në 2007 dhe 2008 nxorri informacion rreth vendimeve konfidenciale nga dhoma e apelit në rastin e Millosheviçit. Hartman shërbeu si zëdhënëse e ish kryeprokurores së OKB-së për krimet e luftës, Karla del Ponte nga 1999 në 2006. (Beta, B92, AFP, AP - 27/08/08)