Këshilltarët e krerëve qipriotë nuk arrijnë të bien dakord mbi pikën e re të kalimit

28/08/2008

NIKOSIA, Qipro -- Këshilltarët e krerëve të bashkësive greke qipriote dhe turke qipriote u takuan të mërkurën (27 gusht) për të diskutuar çështjet proceduriale përpara nisjes së bisedimeve të drejtpërdrejta të ribashkimit në 3 shtator. Por ata nuk mundën të arrinin një marrëveshje mbi hapjen e një kalimi të ri në Limnitis, në kufirin midis veriut turk dhe pjesës jugore greke të ishullit. Përpjekja pritet të vazhdojë megjithatë, në mënyrë që zyrtarët të mund të njoftojnë një marrëveshje kur presidenti qipriot Demetris Kristofias dhe kreu turk qipriot Mehmet Ali Talat të takohen javën tjetër. (CNA, Philelefteros, Famagusta Gazette - 27/08/08)