Gjykata e Hagës lejon takimin Karaxhiç-Krajisnik

21/08/2008

HAGË, Hollandë -- Gjykata e krimeve të luftës të OKB-së ra dakord të lejojë një takim midis ish-drejtuesit boshnjak serb Radovan Karaxhiç dhe ish-politikanit boshnjak serb Momcilo Krajisnik në burgun e Sheveningen, njoftoi gazeta Dnevni Avaz të mërkurën (20 gusht). Krajisnik dëshiron të flasi me Karaxhiç lidhur me thirrjen e tij si dëshmitar në dëgjimet e apelit të tij, njoftoi gazeta. Krajisnik ka kohë deri në 15 shtator të apelojë vendimin dhe do të kryejë vetë mbrojtjen e tij. Ai morri një dënim me 27 vite burg në 2006 për akuza krime lufte kundër njerëzimit, vrasje dhe keqtrajtim të civilëve gjatë konfliktit të 1992-1995 në Bosnje-Hercegovinë. (Netpress, Dnevni Avaz - 20/08/08)