Avokati shprehet se Serbia u përpoq të bindi studentin të përballet me akuzat e agresionit në SHBA

21/08/2008

BEOGRAD, Serbi -- Avokati që përfaqëson Miladin Kovacevic, 20 vjeçari i cili kërkohet në Shtetet e Bashkuara se pretendohet se ka rrahur një student të ri në Universitetin e Binghamton në maj, tha të mërkurën (20 gusht) se Serbia është përpjekur të bindi Kovacevic të kthehet në Nju Jork për tu përballur me akuzat e agresionit. Kovacevic u largua nga Shtetet e Bashkuara me një pasaport dublikatë të lëshuar nga konsullata serbe për të zëvendësuar dokumentin orgjinal që autoritetet e SHBA-së bllokuan mbas incidentit. Avokati Veseln Cerovic shprehet se Kovacevic refuzon të kthehen në Shtetet e Bashkuara pavarësisht përpjekjeve të shumta të autoriteteve serbe për ta bindur atë. Cerovic tha gjithashtu se Kovacevic hodhi poshtë një marrëveshje sipas së cilës prokurorët i ofruan atij një dënim me 12 vite burg nëse shpallet fajtor. Viktima e rrahur mbetet në koma. (Blic - 21/08/08; AP, Foxnews, B92 - 20/08/08)