Drejtuesit e Rumanisë dhe Ukrainës shprehen se mekanizma të reja paqëruajtse nevojiten në Gjeorgji

21/08/2008

KIEV, Ukrainë -- Presidenti rumun Traian Bësesku u takua të mërkuën (20 gusht) me homologun ukrainas Viktor Yushçenko në Kiev për të diskutuar situatën në Gjeorgji dhe zhvillimet ndërkombëtare lidhur me këtë konflikt. Jushçenko tha se ky konflikt në rajon ka dëmtuar marrëdhëniet ndërkombëtare dhe besimin reciprok që ishte ndërtuar prej vitesh. "Ne duhet të bëjmë gjithçka është e nevojshme për të parandaluar këtë skenar që të mos [përhapet] në rastet e konflikteve të tjera të ngrira. Ne të gjithë duhet të deklarojmë se ne nuk do pranojmë një skenar ushtarak," tha Yushçenko. Bësesku ra dakord, duke shtuar se "Ka një risk se shpejt ose vonë këto [probleme] transformohen në konflikte rajonale." Të dy drejtuesit thanë se forcat paqëruajtëse të vendosura në Osecinë Jugore dhe Abkhazi duhet ti hapin rrugën trupave nën mandatin e BE-së dhe OSBE-së. (Evenimentul Zilei, Unian, Romania Libera - 21/08/08; Xinhua, APA, Rompres - 20/08/08)