21/08/2008
ANKARA, Turqi -- Qeveria ka rritur përpjekjet e saj në frontin e politikës së jashtme, duke kërkuar mbështetjen e vendeve afrikane për të fituar një vend jo të përkohshëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Kjo përpjekje duket se ka fituar terren gjatë takimit të bashkëpunimit Turqi-Afrikë të zhvilluar në Stamboll këtë javë. "Vendet afrikane mbështesin fort kandidaturën e Turqisë. Të gjitha vendet që ne takuam theksuan përsëri mbështetjen e tyre," tha presidenti Abduallah Gul të mërkurën (20 gusht). Gjithsej, 42 kryetarët e shteteve zhvilluan bisedime dypalëshe me atë gjatë takimit. Turkia ka nevojë për votat e 128 nga 192 shtetet anëtare të OKB-së; 53 janë nga Afrika.
Në lajmet e tjera të së mërkurës, Turqia lejoi anijet e SHBA-së të transportojnë ndihma humanitare për në Gjeorgji të kalojë tranzit në ujërat territoriale në Detin e Zi. Departamenti i Shtetit i SHBA-së tha se gjithsej tre anije të ngarkuara me pajisje ndihmë do të marrin të drejtën e tranzitit në misionin e parë humanitar të SHBA-së nëpërmjet detit që nga konflikti me Rusinë të filluar herët këtë muaj. (Zaman, Interfax, Hurriyet, AFP, CNN - 20/08/08)