08/08/2008
TIRANË, Shqipëri -- Dy protesta planifikohen të zhvillohen në të njëjtën kohë të dielën (10 gusht) lidhur me njohjen e të drejtave të pronësisë fillestare në qytetin bregdetar jugor të Himarës, njoftoi media vendase. Një grup, Shoqata Bregdeti, pretendon të ketë dokumenta origjinale për pronësinë bregdetare me vlerë. Grupi tjetër, i drejtuar nga kryetari i bashkisë Vasil Bollano, anëtar i minoritetit grek në Himarë, do të protestojë në emër të pronarëve ligjorë të tokës dhe të drejtat e komunitetit të tij. Disa e akuzojnë atë se ka abuzuar me pozitën e tij për të falsifikuar dokumentat e pronësisë për përfitime personale. Çështjet e pazgjidhura të pronave dhe mungesa e infrastrukturës kanë prishur turizmin në Himarë dhe zonat përreth. (Shekulli, Koha jone, Shqip - 08/08/08)