Shtetet e Bashkuara shprehen se nuk është paguar shpërblim për arrestimin e Karaxhiç

08/08/2008

ZAGREB, Kroaci -- Ambasada e SHBA-së në Zagreb shprehet se Uashingtoni nuk ka paguar ndonjë shpërblim për informacionin që çoi tek arrestimi i muajit të kaluar të ish-arritisurit të krimeve të luftës boshnjak serb Radovan Karaxhiç. Deklarata e të enjtes (7 gusht) ishte në përgjigje të një njoftimi të së mërkurës, lidhur me faqen e internetit të Press me qendër në Banja Luka, që pretendonte se Departamenti i Shtetit të SHBA-së i ka paguar dikujt një shpërblim prej 5 million USD në 23 korrik, gati dy ditë mbas arrestimit të Karaxhiç, si pjesë e programit të Shpërblimit për Drejtësi. Faqja e internetit, duke cituar "burimet diplomatike perëndimore të informuara mirë", pretendon se paratë janë transferuar në një llogari bankare në Ishujt Virgin. (HINA, Javno, FoNet, Politika - 07/08/08)