Vdes në spitalin kroat, Sakiç, komandanti i kampit të përqëndrimit Jasenovac

22/07/2008

ZAGREB, Kroaci -- Dinko Sakiç, komandanti i fundit i mbetur gjallë nga një kamp përqëndrimi i Luftës së Dytë Botërore, vdiq të dielën vonë (20 korrik) në një spital burgu në Zagreb. Sakiç, 87 vjeç, vuante nga probleme të zemrës. Në 1987 ai u deportua nga Argjentina ku qe fshehur që nga lufta. Në 1999 ai mori një dënim 20 vjet burg për krimet e kryera kundër civilëve në Jasenovac, burgu më famëkeq kroat gjatë Luftës së Dytë Botëore. Gjykata e gjeti atë fajtor për torturat, trajtimin shnjerëzor dhe vrasjen e civilëve ndërsa ai komandonte kampin midis majit dhe tetorit 1944. Sakiç, megjithatë kurrë nuk e pranoi fajin dhe nguli këmbë se të gjitha veprimet e tij qenë në interes të Kroacisë. (24 Sata, Dnevnik, Vjesnik, HINA, AP, Beta, Javno, DPA - 21/07/08)