Asambleja e qytetit të Beogradit zgjedh kryebashkiakun

22/07/2008

BEOGRAD, Serbi -- Asambleja e kryeqytetit zgjodhi si kryetar të hënën (21 korrik) anëtarin e Partisë Demokratike (DS) Branislav Beliç. Atë e mbështetën anëtarët e Partisë Socialiste të Serbisë (SPS), Partia e Pensionistëve të Bashkuar e Serbisë dhe Partia Liberal Demokratike (LDP). Përfaqësuesit e Partisë Radikale Serbe dhe të koalicionit Partia Demokratike - Serbia e Re, lanë sesionin.

Më parë gjatë ditës, SPS më së fundi ra dakord të formojë një koalicion të ri qeverisës në Beograd pas disa javë negociatash. Ai do të përbëhet nga DS, G17 Plus, SPS dhe LDP, që do të ketë kontroll të konsiderueshëm mbi parlamentin lokal. Menjëherë pasi këto parti arritën marrëveshjen nisën zërat lidhur me transferimin e kësaj formule në nivelin kombëtar, duke sugjeruar një kabinet të riorganizuar për të përfshirë LDP. Por kreu i Serbisë së Bashkuar Dragan Markoviç e përjashtoi këtë, duke këmbëngulur në ruajtjen e koalicionit të tanishëm qeverisës.

Në lajme të tjera të hënën, parlamenti shtyu me dy javë debatin mbi marrëveshjen e stabilizimit dhe shoqërimit me BE mes rezistencës së fortë nga opozita. Kryetarja e parlamentit Slavica Gjukiç-Dejanoviç tha se debati qe pezulluar për tani me shpresën se koalicioni pro-perëndimor dhe opozita do të jenë në gjendje të arrijnë një marrëveshje. (Blic, DPA, Tanjug, Beta, B92 - 21/07/08)