22/07/2008
PRISHTINË, Kosovë -- Serbia ka ftuar për të vizituar Beogradin shefin e ri të UNMIK Lamberto Zanier, tha të hënën (21 korrik) zëdhënësi Rusell Giki. Ai e përshkruan vizitën, që pritet të ndodhë të mërkurën, si një vizitë njohjeje që ka për qëllim diskutimin si të niset një dialog teknik me Prishtinën në çështjet e përshkruara në raportin e fundit të sekretarit të përgjithëm të OKB-së Ban Ki-mun mbi Kosovën.
Në lajme të tjera, zyra e avokatit të popullit të Kosovës përfundoi në raportin e vet vjetor se gjykatat dhe ministritë janë shkelësit kryesorë midis institucioneve lidhur me paefektshmërinë dhe shkeljet e të drejtave të njeriut. Raporti, i botuar të hënën, përfundon se institucionet publike kanë dështuar të zgjidhin çështjen e pronës.
Gjithashtu të hënën, Kosova nisi të lëshojë pasaportat e reja për të zëvendësuar ato të vjetra, të UNMIK. Pasaportat janë shkruar në dy gjuhët zyrtare, shqip dhe serbisht dhe kushtojnë 25 euro. (Express, Lajm, Koha ditore, Telegrafi, Kosova live - 22/07/08)