Bush takohet me krerët e Kosovës Sejdiu e Thaçi

22/07/2008

UASHINGTON, Shtetet e Bashkuara -- Presidenti George W Bush u tha presidentit të Kosovës Fatmir Sejdiu dhe kryeministrit Hashim Thaçi të hënën (21 korrik) se ai do të ndihmojë vendin e ri për të fituar njohje më të gjerë. "Unë jam një përkrahës i fortë i pavarësisë së Kosovës. Jam kundër çdo ndarje të Kosovës. Unë besoj shumë se misioni i Kombeve të Bashkuara [UNMIK] do të transformohet sa më shpejt të jetë e mundur në atë të BE [misionin EULEX]," tha Bush pas takimit në Uashington. Sejdiu e përshkroi vizitën e tij të parë në Shtetet e Bashkuara dhe pritjen nga Bush si të veçantë. Thaçi tha se ishte krenar për takimin, që ai tha, forcon lidhjet e ndërsjellta. Si Sejdiu dhe Thaçi shprehën mirënjohjen për mbështetjen e SHBA për Kosovën dhe u zotuan të ndërtojnë një vend demokratik që respekton të drejtat e pakicave. (Koha Ditore, Zeri, Express, Lajm - 22/07/08)