BE do të kritikojë Rumaninë për mungesën e përparimit në luftën kundër korrupsionit

21/07/2008

BUKURESHT, Rumani -- Një raport i Komisionit Evropian (KE) që do të botohet të mërkurën (23 korrik) do të sugjerojë shtyrjen e pranimit të Rumanisë në zonë pa pasaporta të Shengenit dhe në eurozonë në qoftë se atje nuk ka përparim në luftën e saj kundër korrupsionit, raportoi media rumune të hënën. Për herë të parë që nga nisja e negociatave të pranimit, Rumania dhe Bullgaria mund të kenë vlerësim më vete ndryshe nga vlerësimi në "një paketë", sugjeron media. Sipas raporteve paraprake, Rumania do të ketë kritika për korrupsionin por shkeljet e saj nuk do të shkaktojnë futjen e masave mbrojtëse. Bullgaria, megjithatë, do të ndeshet me sanksione financiare. (Nine o'clock, Mediafax, Adevarul, BTA - 21/07/08)