Grekët qipriotë dënojnë vizitën e Erdogan në Qipron e veriut

21/07/2008

NIKOSIA, Qipro -- Zyrtarët grekë qipriotë dënuan të dielën (20 gusht) vizitën e kryeministrit turk Rexhep Tajip Erdogan në pjesën veriore të ishullit të ndarë. Erdogan ndoqi një ceremoni për të shënuar arritjen e trupave turke në veri në 20 korrik 1974. "Vizita e paligjshme e Erdogan në zonat e pushtuara të Qipros nuk ndihmon në krijimin e kushteve më të mira për një zgjidhje të Qipros," tha të dielën presidenti qipriot Demetris Kristofias. Ai dhe kreu turk qipriot Mehmet Ali Talat është caktuar të takohen të premten për një shqyrtim përfundimtar të përgatitjeve për bisedimet e ribashkimit. (CNA, Phileleftheros, Politis, ANA-MPA, Kathimerini - 20/07/08)