Gruevski i dërgon letër Barroso të KE lidhur me pakicën maqedonase në Greqi

21/07/2008

SHKUP, Maqedoni -- Kryeministri Nikola Gruevski i ka shkruar presidentit të Komisionit Evropian Hoze Manuel Barroso lidhur me njohjen e pakicës maqedonase në Greqi, raportoi media lokale të dielën (20 korrik). Letra erdhi pas një tjetre që Gruevski i dërgoi homologut grek Kostas Karamanlis mbi çështjen. Në letrën e tij Barrosos, Gruevski thoshte se autoritetet greke kanë kundërshtuar të drejtat e maqedonasve dhe identitetin e tyre për vite në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar. Ai i kërkoi presidentit të BE të garantonte mbrojtjen e të drejtës të shprehjes së lirë të etnicitetit në Greqi. "Ne presim që Greqia, si një anëtare e NATO-s dhe BE të nisë të përmbushë rekomandimet e Komisionit Evropian," shkruante Gruevski. (Vecer - 21/07/08; A1 - 20/07/08)