21/07/2008
BEOGRAD, Serbi -- Ministri i jashtëm Vuk Jeremiç njoftoi të dielën (20 korrik) se do të propozojë që ambasadorët e tërhequr nga vendet e BE që njohën pavarësinë e Kosovës të lejohen të kthehen në postet e tyre. "Ministria...vendosi të propozojë në sesionin tjetër të enjten kthimin e ambasadorëve serbë në vendet e BE, të cilët qenë thirrur [në Beograd] për konsultime," u tha Jeremiç gazetarëve, duke shtuar se duke bërë kështu do të përmirësohen lidhjet me BE të cilat vendimi i qeverisë së mëparshme i tendosi pa qenë nevoja.
Zyrtari i Partisë Demokratike të Serbisë, Slobodan Samarxhiç, i cili shërbeu si ministër për Kosovën, tha të dielën se propozimi i Jeremiç përbënte "një kapitullim" për Serbinë. (B92, Beta, RIA Novosti, AFP, Tanjug, AP - 20/07/08)