21/07/2008
BEOGRAD, Serbi -- Zyrtarët në Serbi nuk e dinë se ku fshihen të arratisurit për krime lufte, tha të dielën (20 korrik) në një intervistë me Tanjug kreu i këshillit kombëtar serb për lidhjet me gjykatën e OKB-së për krimet e luftës, Rasim Ljajiç. "Ne nuk themi se tre të pandehurit, Ratko Mlladiç, Radovan Karaxhiç dhe Goran Haxhiç nuk janë në Serbi, por ne nuk mund të themi me 100% siguri se ata janë brenda vendit," tha Ljajiç. "Nuk është puna për Serbinë për të gjetur një alibi, fakti është se nuk ka arsye aktuale për ne që të mos i arrestojmë të tre ata," spjegoi Ljajiç, duke kujtuar se Serbia ka dorëzuar mbi 43 të paditur në Hagë, duke përfshirë zyrtarë të lartë ushtarakë, të policisë dhe politikë.
Më vete të dielën, kreu i policisë së Republika Srpska, Urosh Pena mohoi se Karaxhiç, Mlladiç dhe Haxhiç janë në Bosnje dhe Herzegovinë (BiH). "Në këtë moment, është e sigurtë se asnjë nga të arratisurit për krime lufte...nuk është në territorin e BiH," i tha Pena të përditshmes me bazë në Sarajevë, Dnevni Avaz. (Tanjug, Dnevni Avaz, Makfax, Beta, RTRS, RTS, Blic - 20/07/08)