20/07/2008
BEOGRAD, Serbia -- Policia serbe ka shmangur një komplot që do të ndihmote Milorad Ulemek, i cili vrau kryeministrin e ndjerë Zoran Xhinxhiç, të arratiset nga burgu, njoftoi të shtunën (19 korrik) e përditshmja Vecerne Novosti. Një grup kriminel pretendohet se ka marrë 2 million euro për ti zënë pritë një vargu makinash që transferonin Ulemek, i cili po vuan dënimin me vdekje, nga burgu qendror në gjykatë. Policia morri këtë informacion disa muaj më parë dhe rriti masat e sigurisë. Ata kapën një të dyshuar në këtë komplot i cili u arrestua mbasi ju gjetën eksploziv dhe armë në shtëpinë e tij.
Në lajmet e tjera, policia arrestoi të premten një burrë të dyshuar se ka kërcënuar të vrasi ministrin e brendshëm Invica Dacic. Dacic, drejtuesi i Partisë Socialiste Serbe (SPS), tha të shtunën se partia e tij do të firmosi një deklaratë mbi pajtimin me Partinë Demokratike (DS) në fund të korrikut, njoftoi media serbe. Dacic u shpreh se deklarata e SPS dhe DS do të jetë "një dokument strategjik që përkufizon se çfarë lloj Serbie duam ne". (B92, Vecerne Novosti, Beta, AFP, FoNet, Makfax - 19/07/08B92, Tanjug - 20/07/08)