20/07/2008
NIKOSIA, Qipro -- Kryeministri turk Reçep Tajip Erdogan dhe drejtuesi qipriot turk Mehmet Ali Talat thanë të shtunën (19 korrik) se zgjidhja për çështjen qipriote duhet të bazohet në principin e "dy shteteve të barabarta dhe komuniteteve të barabarta". Të dy drejtuesit u takuan në Nikosia, ku Erdogan morri pjesë në një ceremoni që shënonte mbërritjen e trupave turke në pjesën veriore të ishullit të ndarë në 20 korrik 1974. Të dy drejtuesit u shprehën se ata shpresojnë se takimi të premten midis Talat dhe presidentit qipriot grek Demetris Kristofias do të shënojë fillimin e bisedimeve tërësore mbi ribashkimin. (Hurryiet, AFP, Zaman, Famagusta Gazette, CNA, Philelefteros - 19/07/08)