18/07/2008
SHKUP, Maqedoni -- Opozita e Bashkimit Social Demokratik të Maqedonisë (SDSM), partisë Liberal Demokratike, Partisë së Re Social Demokrate dhe partisë Alternativa e Re, të gjithë anëtarë të koalicionit Dielli, dolën nga parlamenti të enjten (17 korrik) lidhur me arrestimin e kryebashkiakut të Strumicës dhe nënpresidentit të SDSM Zoran Zaev. Ai ndeshet me akuza të shpërdorimit të detyrës lidhur me veprimtaritë e paligjshme në ndërtimin e një tregu në Strumicë. Kreu i SDSM Radmila Shekerinska tha se arrestimi ishte një masë politike nga ministria e brendshme për të maskuar një koalicion të sapoformuar midis VMRO-DPMNE qeverisëse dhe Bashkimit shqiptar Demokratik për Integrimin. "Kjo është një shkelje e sistemit ligjor që ka për qëllim eliminimin e opozitës," tha Shekerinska. Zaev u lirua të dielën vonë pas 12 orë pyetjesh. (A1, Dnevnik - 18/07/08; Sitel, Kanal 5, Makfax, MIA - 17/07/08)