18/07/2008
BEOGRAD, Serbi -- Zyra e prokurorit të krimeve të luftës kërkoi të enjten (17 korrik) hetimin e 28 shqiptarëve të Kosovës që dikur i takonin Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Një prej tyre, Fatmir Limaj, u lirua nga gjykata e krimeve të luftës e Hagës në 2005. Të 28 ata pretendohet se kanë kryer krime lufte kundër 35 civilëve serbë e shqiptarë në rrethet e Lipjanit, Stimljes dhe Glogovacit, në Kosovën qendrore, midis qershorit dhe tetorit 1998. Prokurorët thonë se të gjithë viktimat, 22 nga të cilët u vranë më pas, vuajtën nga burgimi i paligjshëm, ndonëse gjatë gjykimit të Limajt në Hagë këto krime nuk u përmendën. (AFP, B92, Blic, Tanjug - 17/07/08)