18/07/2008
BUKURESHT, Rumani -- Ish presidenti dhe ish kreu i Partisë Social Demokratike (PSD) Ion Iliesku njoftoi të enjten (17 korrik) se nuk do të konkurrojë për në parlament në zgjedhjet e vjeshtës. Në një deklaratë në bllogun e vet personal, Iliesku spjegoi se vendimi i tij nuk do të thotë se ai do të lërë politikën apo PSD, në të cilën ai mbetet president nderi. "Thjesht fare, nuk jam më i interesuar në garë nga pikëpamja e fushatës zgjedhore," tha Iliesku duke spjeguar se donte të hiqej mënjanë për kandidatët më të rinj. Iliesku ka qenë presidenti i parë i Rumanisë pas rënies së regjimit komunist të Çausheskut në 1989. (Rompres, Mediafax - 17/07/08)