Opozita bullgare ka në plan përpjekje për të hequr presidentin Parvanov

18/07/2008

SOFJE, Bullgari -- Partitë e opozitës vendosën të enjten (17 korrik) të nisin bisedime mbi një procedurë heqjeje kundër presidentit Georgi Parvanov për lidhjet e tij të dyshuara me biznesmenin Ljudmill Stojkov. Ky i fundit doli në një raport nga Zyra e Anti-korrupsionit e BE (OLAF) si një person i përfshirë në skemat e spastrimit të parave duke përdorur fonde nga programi SAPARD i BE. Stojkov ishte sponsor i fushatës zgjedhore të Parvanov. Përfaqësuesit e opozitës, duke përfshirë Demokratët për Bullgarinë e Fortë, lanë një sesion të Këshillit Konsultativ të Mbrojtjes Kombëare të enjten pasi Parvanov refuzoi të niste sesionin duke ju përgjegjur pyetjeve rreth raportit të BE. Ai e kishte mbledhur takimin për të diskutuar shpërthimet e fundit në një depo armësh në Çelopeçene. (BNR, Dnevnik, Netinfo, Darik - 17/07/08)