17/07/2008
BRUKSEL, Belgjikë -- Komisioni Evropian (KE) pritet të vërë sanksione financiare mbi Bullgarinë për moskontrollin e korrupsionit dhe ta paralajmërojë Sofjen se mund të humbasë më tepër fonde të BE në qoftë se problemi vazhdon, raportoi Reuters të mëkurën (16 korrik). Ndërsa vëzhguesit presin që KE të kritikojë Rumaninë dhe Bullgarinë për korrupsionin në raportet e veta vjetore të vendeve që do të lëshohen në 23 korrik, vetëm Bullgaria ka rrezikun të humbasë 500 milion euro që KE ka ngrirë. (Reuters, BTA, BNT, EU Observer, Darik, Dnevnik, Mediapool - 16/07/08)