Transparency International në BiH hedh poshtë akuzat e shantazhit të Dodik

03/07/2008

SARAJEVË, Bosnje dhe Herzegovinë (BiH) -- Transparency International e Bosnje dhe Herzegovinës (TI BiH) lëshoi një deklaratë të mërkurën (2 korrik) duke hedhur poshtë akuzat nga disa biznesmenë dhe nga kryeministri i Repblika Srpska (RS) Milorad Dodik për përfshirjen e organizatës në bizneset e paligjëshme dhe shantazhin ndaj biznesmenëve të RS, OJQ-ja anti-korrupsion kërkoi që autoritetet e nivelit shtetëror dhe të njësisë si dhe komuniteti ndërkombëtar të mos toleronin më të tillë trajtim të grupeve të pavarura të shoqërisë civile.

Të martën, Dodik tha se ishte në dijeni të praktikave të paligjëshme nga ana e TI BiH dhe premtoi të mbrojë ata që ajo thuhet se synon. Ai u kërkoi gjithashtu prokurorëve të hetojnë intensivisht çështjen. (Nezavisne Novine, Dnevni Avaz - 03/07/08; TI press release - 02/07/08)