03/07/2008
ZAGREB, Kroaci -- Kryeministri Ivo Sanader tha të mërkurën (3 korrik) se beson se presidenti francez Nikolas Sarkozi, që tha se nuk do të ketë zgjerim tjetër të BE pa ratifikimin e Traktatit të Lisbonës, përpiqet të përshpejtojë procesin e ratifikimit duke bërë një deklaratë të tillë. Franca mori presidencën e rradhës së BE më parë këtë javë. Në një intervistë për një stacion TV lokal, Sanader tha se ai mendon se përmendja e Kroacisë në këtë kontekst është një mënyrë për paraljamërimin e vendeve që mbështesin pranimin e Kroacisë për të shpejtuar ratifikimin e Traktatit të Lisbonës. Sanader shtoi se ai mbetet i sigurt për përfundimin final: anëtarësimin e Kroacisë në BE. (Vjesnik - 03/07/08; HINA - 02/07/08)