Sartkozi i Francës i kërkon Maqedonisë të zgjidhë mosmarrëveshjen e emrit me Greqinë

03/07/2008

SHKUP, Maqedoni -- Presidenti francez Nikolas Sarkozi po i kërkon Maqedonisë të intensifikojë përpjekjet për të zgjidhur mosmarrëveshjen e gjatë të emrit me Greqinë. Sipas raporteve të medias të mërkurën (2 korrik) ai i dërgoi një letër homologut të tij maqedonas Branko Crvenkovski duke e siguruar atë se Franca mbështet ofertën e Maqedonisë për t'u bashkuar me NATO sapo vendi të përmbushë të gjitha kriteret e nevojshme. Ai shtoi se çështja e emrit duhet të pushojë së qeni një pengesë për integrimin në BE dhe NATO të Maqedonisë. Greqia, e mbështetur nga Franca, vuri veton ndaj ofertës për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO në prill, lidhur me mosmarrëveshjen për emrin. (Kathimerini - 03/07/08, Makfax, AP, Xinhua - 02/07/08)