02/07/2008
PRISHTINË, Kosovë - Ministri i jashtëm danez Per Sting Moller tha të martën (1 korrik) në Prishtinë se nuk duhej të kishte institucione paralele në Kosovë dhe se çdo ndarje e Kosovës do të ishte e papranueshme. Moller, i cili u takua me kryeministrin Hashim Thaçi, tha se plani i pavarësisë së mbikqyrur nga ish i dërguari i OKB Marti Ahtisaari ofron garanci të mjaftueshme për pakicën serbe në Kosovë lidhur me ruajtjen e kulturës së saj, gjuhës e trashëgimisë.
Nga ana e vet të martën, ministria e jashtme ruse lëshoi një deklaratë që përshkruan ngritjen e një parlamenti serb të Kosovës si një reagim logjik ndaj shpalljes "së paligjëshme" të njëanëshme të pavarësissë nga Kosova. "Asambleja...pasqyron ndjenjën mbizotëruese brenda komunitetit se ajo duhet të konfrontohet me integrimin [e saj] të detyruar në krijimin e paligjshëm të Kosovës shqiptare," thoshte deklarata.
Në lajme të tjera, marrëdhëniet në koalicionin qeverisës të Kososvës u tendosën edhe më të martën, pas shkarkimit të zëvendës ministrit të industrisë dhe tregtisë Naser Osmani. Ai i takon aleatit më të vogël, Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), e cila menjëherë protestoi për masën dhe këmbënguli që kryeministri Hashim Thaçi i Partisë qeverisëse Demokratike të Kosovës, ta rivendosë Osmanin në post. Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu i LDK tha se mbështeti vendimin e Thaçit për të shkarkuar Osmanin për shkëmbimin e komenteve fyerëse në parlament me ministrin e transportit dhe telekomunikacioneve Fatmir Limaj. (B92, Tanjug, Makfax, Focus - 02/07/08; Kosovalive, Alsat, Xinhua - 01/07/08)