Centrali bërthamor rumun jep alarmin pas rrjedhjes së acidit

30/06/2008

BUKURESHT, Rumani -- Autoritetet lëshuan një alarm të dielën (29 qershor) në centralin bërthamor të Rumanisë, në Cernavoda, pas një rrjedhjeje acidi klorhidrik në një zonë parkimi. Punonjësit e neutralizuan acidin dhe mbyllën derdhjen. Një zyrtar e përshkroi këtë si një incident të vogël që nuk përbën kërcënim për sigurinë e centralit.

Në lajme të tjera, dy vetë vdiqën të shtunën dhe një u shtrua në spital pas mbetjes për më tepër se shtatë orë të mbyllur në një minierë të vjetër ari në qarkun perëndimor Hundedoara. Policia thotë se ata hynë të tre në minierën e ndaluar për të vjedhur mbeturina hekuri. (Mediafax, Rompres, Makfax - 29/06/08)