Turqia propozon zonë të përbashkët industriale me Irakun

30/06/2008

ANKARA, Turqi -- Ministri i shtetit Kursad Tuzmen propozoi të dielën (29 qershor) ngritjen e një zone të përbashkët industriale në kufirin Turqi-Irak për të lehtësuar lëvizjen e lirë të mallrave dhe shërbimeve midis të dy vendeve. Njoftimi erdhi në një forum biznesi turk-iraken në Bagdad. Tuzmen tah se Turqia do një zonë industriale në rajonin e Basrës për të nxitur investimet veçanërisht në sektorin e energjisë. Propozimi vjen përpara vizitës së rëndësishme të kryeministrit Rexhep tajip erdogan në Turqi javën tjetër. (Turkish press - 30/06/08; Hurriyet, CNN Turk, Anadolu News Agency, Zaman - 29/06/08)