Krerët e koalicionit qeverisës të FBiH do të takohen javën tjetër

30/06/2008

SARAJEVË, Bosnje dhe Herzegovinë (BiH) -- Krerët e koalicion it qeverisës të Federatës së BiH (FBiH) do të takohen në 9 korrik për të diskutuar sfidat e fundit që ndesh qeveria, tha të shtunën (28 qershor) nën presidenti i FBiH Mirsad Kebo në një intervistë me gazetën Dnevni Avaz. Ai spjegoi se takimi fillimisht i planifikuar për të martën, u shty që të mund të merrnin pjesë krerët e të katër partive qeveritare të FBiH: Partia e Veprimit Demokratik, Partia për BiH, Bashkimi Demokratik Kroat i BiH (HDZ) dhe HDZ 1990. Sesioni do të përqëndrohet në zgjidhjen e çështjeve të buxhetit dhe në riorganizmin e drejtimit në kompanitë e mëdha shtetërore, një çështje grindjesh kohët e fundit midis partive kryesore boshnjake e kroate.

Në lajme të tjera, mijra muslimanë boshnjakë u bashkuan me një pelegrinazh të dielën te një luginë që ata besojnë se Allahu krijoi pranë malit Ajatovica. Procesioni ringjalli udhëtimin 7 km pas ndalimit të më shumë se gjysmë shekulli nga sundimtarët komunistë. Legjenda shkon deri në shekullin e 15-të kur turqit pushtuan territorin boshnjak. (Dnevni Avaz, NTV Hayat, Fena, AFP - 29/06/08)