29/06/2008
PODGORICË, Mali i Zi -- Danimarka ka lajmëruar të premten (27 qershor) se ka ratifikuar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA) të Malit të Zi me BE-në, të firmosur në 15 tetor 2007. Ky vend bëhet kështu anëtari i gjashtë i BE-së që ratifikon MSA e Malit të Zi mbas Estonisë, Sllovenisë, Hungarisë, Austrisë dhe Bullgarisë. (Politika, Vijesti - 28/06/08; RTCG, Government website - 27/06/08)