29/06/2008
BRUKSEL, Belgjikë -- Komisioneri për Zgjerimin e BE-së Oli Rehn shprehu shpresën të premten (27 qershor) se qeveria e re e Serbisë do të vazhdojë të punojë për të përshpejtuar bashkëpunimin me gjykatën e krimeve të luftës të Hagës, një kusht për antarësimin e mundshëm në BE. Zëdhënësi i Rehn, Krisztina Nagy, u shpreh se Rehn u takua të premten me kryeprokurorin e gjykatës Serge Brammertz. Ata diskutuan bashkëpunimin e treguar nga vendet në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë Serbinë, mbas arrestimit të fundit të të arratisurit Stojan Zupljanin. Ata diskutuan gjithashtu nivelet e bashkëpunimit të treguar nga Kroacia dhe Bosnja Hercegovina. (Dnevnik, Blic - 28/06/08; B92, Makfax, Beta - 27/06/08)