KE i kërkon Shqipërisë të shpejtojë procesin e reformës zgjedhore

27/06/2008

BRUKSEL, Belgjikë -- Komisioni Evropian (KE) po i kërkon Shqipërisë të kompletojë reformat e sistemit të vet zgjedhor deri në shtator, tha të enjten (26 qershor) Dirk Lange, kreu i njësisë për Shqipërinë dhe BiH në drejtorinë e përgjithëshme për zgjerimin në KE, në takimin e 18-të të grupit konsultativ KE-Shqipëri në Bruksel. "Me reformë zgjedhore, KE do të thotë miratimi i amendamenteve kushtetuese dhe kompletimi i amendamenteve në kodin zgjedhor bazuar në një konsensus politik sa më të gjerë të mundshëm," tha në një deklaratë ministria shqiptare e integrimit evropian. Ministrja Majlinda Bregu thotë se Shqipëria është pranë zbatimit të të gjithë kërkesave të duhura për reformat zgjedhore e të tjerat. (Gazeta Shqiptare, Koha Jone, BalkanWeb - 27/06/08)