27/06/2008
SARAJEVË, Bosnje dhe Herzegovina (BiH) -- Disa organizata humanitare që OKB thotë se mbështesin al-Kaedën, vazhdojnë të operojnë në BiH nën emra të rinj, i tha gazetës me bazë në Banja Luka Nezavisne Novine të enjten (26 qershor) zëvendës ministri i sigurimit Vjekoslav Vukotiç. "Ne po hetojmë disa raporte dhe tregues që disa nga këto organizata janë aktive në BiH," tha Vukoviç. Lista e organizatave të OKB të dyshuara për lidhje me al-Kaedën përfshin fondacionet humanitare Al-Furkhan, Al-Harmain and Al-Masjed Al-Aksa, E ardhmja Ideale e Bosnjës, Fondacioni i Lehtësimit Global dhe Taibah International, me zyra në BiH për të gjitha këto.
Në lajme të tjera të enjten, rrëzimi i një aeroplani pa motor vrau dy vetë në Olovo, rreth 50 km në verilindje të Sarajevës. Piloti Kenan Jusufbashiç dhe gazetari Nihad Fetiç u vranë kur aeroplani dy-vendesh u rrëzua rreth mesditës. Zyrtarët thonë se Fetiç po xhironte një film. (Makfax, Nezavisne Novine, Beta, RTRS, SRNA, AFP, DPA, 24 Sata - 26/06/08)