Këshilli Kombëtar i Sigurimit i Turqisë zotohet të vazhdojë luftën kundër terrorizmit

27/06/2008

ANKARA, Turqi -- Këshilli i Sigurimit Kombëtar (MKG) vendosi të enjten (26 qershor) të vazhdojë deri në fund luftën kundër terrorizmit dhe Partisë terroriste Punëtore të Kurdistanit (PKK). Në një takim të rregullt kryesuar nga presidenti Abdullah Gul, MGK diskutoi problemet që vendi ndesh në përpjekjet e tij anti-terroriste si edhe çështje të energjisë dhe situatës në Irak. Sipas një deklarate lëshuar pas takimit, anëtarët e këshillit ranë dakord se Turqia duhet t'u japë përparësi maksimale burimeve të energjisë së përtëritëshme midis kërkesës së lartë për energji. Ata u zotuan gjithashtu të rritin bashkëpunimin me vendet fqinjë dhe rolin e Turqisë si një vend tranzit për energjinë. (Hurriyet - 27/06/08; Anadolu news agency - 26/06/08)