26/06/2008
SARAJEVË, Bosnje dhe Herzegovinë (BiH) -- Më tepër se 4,000 punëtorë të industrisë bënë një tubim të dytë përpara selisë së qeverisë në Sarajevë të mërkurën (25 qershor). Ata kërkuan paga më të larta, pagat e prapambetura dhe sigurime më të mira shoqërore. Paga mesatare e një punëtori të industrisë është rreth 250 euro. Të martën e shkuar, mijra veteranë dhe invalidë ju bashkuan një proteste në kryeqytet me shpresë të merrnin përfitimet e tyre të vënuara. Këtë herë, protestuesit u shpërndanë pasi kryeministri i FBiH Nexhat Brankoviç premtoi të përmbushë kërkesat e tyre deri në mes të shtatorit. (RTRS, SRNA, AFP, Dnevni Avaz - 25/06/08)